Miratohet kërkesa e Gaxherrit për çështjen e cilësisë se ajrit
29 janar 2018
| 14:03
Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri në cilësinë e nënkryetares së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në mbledhjen e sotme të këtij komisioni ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të raportojnë urgjentisht për cilësinë e ajrit.
Kjo kërkesë është miratuar nga anëtarët e këtij komisioni, ku nesër në orën 12:00 para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor do të raportojnë Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka, kryeshefi i agjencisë për Mbrojtje të Ambientit, Ilir Morina, përfaqësuesit e Inspektoratit të ambientit dhe ata të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.