Miratohet kërkesa e grupit iniciator serb për nisjen e shkarkimit të Atiqit, pritet mbledhja e nënshkrimeve
Asamblistët e Komunës së Mitrovicës së Veriut kanë pranuar kërkesën e grupit iniciator për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq, ku tash pason obligimi për mbledhjen e nënshkrimeve për peticion, ka raportuar mediumi serbe “KoSSeV”.
Kështu ka bërë me dije kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Ugljanin.
“Pas konsultimit me këshilltarët dhe shqyrtimin e kërkesës së grupit iniciativë për të mbledhur nënshkrime për heqjen e kryetarit të bashkisë së Komunës së Mitrovicës së Veriut, Asambleja Komunale, në përputhje me udhëzimet administrative, autorizoi këtë grup të përdorë objektin që ata përmendën në kërkesë – Salla e Sportit, për të mbledhur nënshkrime për shkarkimin e kryetarit të komunës”, ka specifikuar Nexhat Ugljanin.
Afati i fundit për mbledhjen e nënshkrimeve është 22 janari, ka thënë Ugljanin.
Sidoqoftë, nëse grupi iniciator serb nuk arrin t’i mbledhë ato deri në atë datë, ata kanë të drejtë të kërkojnë 15 ditë shtesë nga Ministria e Administrimit të Vetëqeverisjes Lokale, ka thënë ai.
“Ata kanë të drejtë të kërkojnë 15 ditë më vonë për të mbledhur nënshkrime, por para 22 janarit”, ka thënë Ugljanin.