Miratohet kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e Sali Berishës

18 dhjetor 2023 | 16:43

Këshilli i Mandateve ka votuar pro kërkesës së Prokurorisë së Posaçme për t’i hequr imunitetin ish-kryeministrit Sali Berisha.

Të gjashtë anëtarët e komisionit, pesë nga Partia Socialiste dhe një i Partisë Demokratike kanë votuar pro heqjes së imunitetit.

Gjatë diskutimeve, prokurori Arben Kraja, ka mohuar kategorikisht që hetimi dhe kërkesa për arrestimin e deputetit ka pasur motiv politik.

Sipas tij, nuk ka asnjë veprim politik që nga momenti që është regjistruar deri në momentin e sotëm.

Ai ka siguruar se nuk do të ketë asnjë ndikim politik deri në zgjidhjen përfundimtare.

“Çdo kërkesë që kemi bërë bazuar në provat që janë mbledhur në dosje, të bindur për atë që kemi kërkuar. Ua kemi paraqitur gjykatës, gjykata na ka dhënë të drejtë deri tani. Mund të mos na japë të drejtë deri në fund, por jemi të hapur”, ka thënë ai.

Për Krajën, Berisha është shtetas shqiptar dhe si i tillë duhet të jetë i barabartë para ligjit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar të…