Miratohet Ligji për dialogun, por jo platforma
07 mars 2019
| 16:43
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Ligjin për detyrat dhe kompetencat e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.
Mirëpo Kuvendi nuk ka arritur ta miratojë platformën për dialogun me Serbinë, ndonëse tri herë është hedhur në votim.
Kuvendi sot ka shqyrtuar platformën për dialog e cila është hartuar nga delegacioni shtetëror.
Me këtë platformë nuk është pajtuar LDK-ja dhe LV-ja, të cilat e kanë lëshuar seancën.
/Epoka e re/