Miratohet ligji për FSK-në
14 dhjetor 2018
| 10:59
Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Në favor të këtij projektligji kanë votuar 107 deputetë, aq sa kanë qenë në të pranishëm në seancën e Kuvendit.
Për këtë projektligj janë propozuar 45 amendamente, të cilat janë miratuar nga deputetët.
/Epoka e re/