Miratohet ligji për kompensimin e viktimave të krimit

14 tetor 2022 | 15:47

Me 80 vota për janë miratuar 22 amendamente dhe Projektligji në lexim të dytë për kompensimin e viktimave të krimit.

Gjatë shqyrtimit të këtij projektligji, Hydajet Hyseni nga Komisioni për Legjislacion, ka thënë se me këtë projektligj është caktuar masa e kompensimit dhe llojet e dëmeve.

“Janë zgjatur afatet, ngase afatet ligjore janë mjaft të shkurtra, afati gjashtëmujor pas pranimit të aktgjykimit të plotfuqishëm dhe janë rishikuar afatet për secilin situatë të paraparë në këtë projektligj. Janë ri definuar llojet e dëmeve të kompensueshme, janë ristrukturuar llojet e dëmeve dhe shumat e kompensimit për dëmet e si kompensimi për dëmin fizik apo dëmtimin e shëndetit. Kompensimi për dëmtimin e shëndetit mendor, kompensimi për vuajtjet psikike dhe kompensim për vuajtjet psikike për humbjet e një anëtari të familjes. Janë ndryshuar lartësitë e kompensimit për të gjitha llojet e kompensimeve, janë propozuar shuma fikse për disa lloje të kompensimeve”, ka thënë ai.

Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orë 16:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri britanik i Financave, Kwasi Kwarteng, ka konfirmuar të premten…