Miratohet Ligji për Zyrtarët Publikë, kundërshtohet nga opozita
22 dhjetor 2022
| 12:12
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 58 vota për, asnjë kundër dhe 4 abstenim kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Zyrtarët Publikë.
62 deputetët kanë marr pjesë në votim.
Në mesin e deputetëve të LV-së, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka abstenuar për këtë projektligj.
Kundër miratimit të këtij kanë dalë PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.
Sipas tyre, ky projektligj është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për administratën publike.
Me procedurë të përshpejtuar, deputetët e Kuvendit të Kosovës po e shqyrtojnë në lexim të dytë edhe Projektligjin për Pagat. Mes kritikave dhe vërejtjeve opozita ka kërkuar që mos të miratohen me nguti këto dy projektligje, ndryshe sipas tyre mund të përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese.