Miratohet logoja e Kuvendit të Republikës së Kosovës
20 shtator 2024
| 15:50
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e fundit, konform Rregullores ka miratuar logon e Kuvendit, bazuar në përzgjedhjen e jurisë profesionale.
Sipas Rregullores së Kuvendit, logoja vendoset në hapësirat e Kuvendit, në zyrat e deputetëve, në dokumente e akte të brendshme, në komunikimet e deputetit me palët e treta, në botime e publikime ose në aktivitete, të cilat organizohen nga Kuvendi.