Miratohet marrëveshja për kredinë prej 40 milionë eurove për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

03 nëntor 2021 | 11:15

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar marrëveshjen për kredinë prej 40 milionë eurove me Bankën Evropiane për financimin e projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë Covid-19 për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”.

Me këtë rast, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se kapitali prej 40 milionë euro do t’i transferohet Fondit Kosovar për Garanci Kreditore në mënyrë që i njëjti të lëshojë garanci kreditore ndërmjetësuesve financiar.

“Kapitali prej 40 milionë eurove do t’i transferohet Fondit Kosovar për Garanci Kreditore në mënyrë që i njëjti të lëshojë garanci kreditore ndërmjetësuesve financiar, në këtë rast institucioneve financiare të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës për t’i mbuluar humbjet potenciale që mund të shkaktohen nga kreditë investuese dhe kreditë për kapital punues”, ka thënë ai.

Më tutje, Murati ka thënë se Banka Evropiane për investime është një nga institucionet financiare ndërkombëtare me kushtet më të mira të financimit .

“Duke pas parasysh se Banka Evropiane për investime është një nga institucionet financiare ndërkombëtare me kushtet më të mira të financimit, kredia si rezultat ka kushte mjaft të favorshme të financimit”, ka thënë Murati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Liverpoolit do të synojë të fitojë edhe ndeshjen…