Miratohet në komision Projektligji për ‘Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030’
02 dhjetor 2024
| 10:36
Komisioni për Arsim ka miratuar Projektligjin për “Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030”.
Ky projektligj është miratuar në parim , ndërsa do procedohet në seancë për lexim të parë.
Po ashtu është miratuar edhe shqyrtimi i Draft-raportit për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 04/L-138 për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, ku edhe ky draft është proceduar në seancë për miratim. /EO