Miratohet në Kuvend Ligji për Dizajnin Industrial
19 nëntor 2021
| 18:17
Është miratuar në Kuvendin e Kosovës, ligji për Dizajnin Industrial.
Ky ligj është miratuar me 64 vota. “Konstatoj se me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi e miratoi në parim Projektligjin për Dizajnin Industrial. Ngarkohet komisioni funksional dhe komisionet e tjera të përhershme që sipas afateve ta shqyrtojnë këtë projektligj dhe pastaj t’ia paraqesin Kuvendit raportin më rekomandime”, u shpreh kryeparlamentari Konjufca.