Miratohet në lexim të dytë buxheti për vitin 2025
21 nëntor 2024
| 17:20
Me 61 vota pro është votuar shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin për vitin 2025.
Nga 61 deputetë që morën pjesë në votim asnjë nuk ishte kundër dhe asnjë abstenim.
E në këtë seancë, partitë opozitare LDK, PDK e AAK kanë lëshuar seancën për shqyrtimin e ndarjes së buxhetit për vitin 2025.
Projektbuxhetin në vlerë prej 3.6 miliardë eurosh, Qeveria e Kosovës e miratoi më 30 tetor.
Vlera e tij është për 9 për qind më e lartë se e buxhetit të vitit 2024 prej 3.3 miliardë eurosh.