Miratohet në lexim të parë ndryshimi i Projektligjit për zyrtarët publikë
25 prill 2024
| 15:07
Kuvendi e ka miratuar në lexim të parë ndryshimin e Projektligjit për zyrtarët publikë.
61 deputetë kanë votuar pro këtij projektligji.
Projektligji për zyrtarët publikë ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
Opozita ka alarmuar se rekomandimet e Kushtetueses nuk janë marrë parasysh as në ndryshimet e fundit nga qeveria.