Miratohet në lexim të parë Projektligji për administrimin e procedurave tatimore
09 nëntor 2023
| 13:48
Është miratuar në lexim të parë Projektligji nr. 08/L-257 për Administrimin e Procedurave Tatimore.
Ky projektligj është paraqitur nga ministri i Financave, Hekuran Murati.
61 deputetë kanë votuar për këtë projektligj, një abstenoi dhe nuk ka pasur asnjë votë kundërt.