Miratohet në parim Projektligji për arkivat shtetërore

16 mars 2022 | 12:33

Partitë opozitare nuk janë pajtuar me zhvendosjen e Agjencisë së Arkivave Shtetërore në Ministrinë e Kulturës. Sipas tyre, zhvendosja nga zyra e kryeministrit ia humb rëndësinë këtij agjencioni.

Me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi e ka miratuar të mërkurën në parim Projektligjin për arkivat shtetërore.

Deputetja e Vetëvendosjes, Arijeta Rexhepi, ka thënë se projektligji i plotëson kushtet e parapara, kështu ajo i ka rekomanduar Kuvendit për miratim.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se zhvendosja e Arkivave Shtetërore në Ministrinë e Kulturës do t’i humbë rëndësinë që e ka.

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputetja Vlora Dumoshi, ka thënë se e përkrahin në parim këtë projektligj.

Kurse nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka njoftuar se e përkrahin këtë projektligj.

Në lidhje me zhvendosjen e Arkivave Shtetërore, ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se ka qenë diskutim i grupeve punuese. Ai është shprehur se kanë ndjekur dy parime, atë të funksionalitetit dhe efikasitetit. Nga diskutimet, siç ka thënë ai është parë arkivat shtetërore të jetë në Ministrinë e Kulturës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i famshëm britanik Sir Rod Stewart, vendosi të ndihmonte…