Miratohet në parim Projektligji për Dhomën e Posaçme
12 korrik 2018
| 11:01
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka hedhur disa herë në votim këtë projektligj për shkak të mungesës së kuorumit.
Po ashtu Kuvendi ka miratuar në parim i Projektligjit nr. 06/L-079 për efiçiencë të energjisë.
/Epoka e re/