Miratohet në parim Projektligji për pagën minimale
14 qershor 2022
| 13:50
Është miratuar në parim Projektligji për pagën minimale.
Me 68 vota pro, përfshirë edhe ata të Listës serbe u miratua ky projektligj.
Deputetët nga 6+ kanë abstenuar.
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës nuk kanë marrë fare pjesë në seancë me arsyetimin se veteranëve po u bëhet e padrejtë.
Projektligji i miratuar parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto.
Ky projektligj i miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës është kundërshtuar nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për shkak të mospërfshirjes së të tyre në rritjen e pagës minimale.
Veteranët e UÇK-së kanë protestuar më 6 qershor para Kuvendit të Kosovës, për shkak të mospërfshirjes së pensioneve të tyre në rritjen e pagës minimale.