Miratohet pension i posaçëm për 15 personalitete shqiptare, këta janë përfituesit
Qeveria shqiptare ka miratuar dhënien shtesë të pensionit të posaçëm për 15 personalitete në fusha të ndryshme.
Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare, ku listohen një sërë emrash mjaft të njohur në fushën e artit skenik.
Konkretisht: Muharrem Hoxha, Eva Alikaj, Ardian Cerga por edhe në atë të muzikës e sportit si Frederik Ndoci, Suzana Frashëri, Roland Xhoxhi, Leonard Tase etj., në pikturë me Nazmi Hoxhën, pasuar te studiuesi Aurel Plasarin etj të cilët përfitojnë nga ky vendim.
Qeveria miratoi “dhënien shtese të pensionit të posaçëm shtetëror në masën e dhjetëfishit të pensionit social por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social”.
Vendimi i plotë:
-Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Eva Alikaj- aktore
-Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Muharrem Hoxha- aktor
-Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Federik Ndoci- këngëtar
-Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Roland Xhoxhi- violinist
-Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Leonard Tase- volejbollist dhe trajner
-Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Suzana Frashëri- soprano
-Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Aurel Plasari- studiues
-Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Mimoza Ibrahimi- volejbollistja
-Përdhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Nazmi Hoxha- piktor
-Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Zhuljana Jorganxhi- poete dhe autore këngësh
-Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Xhelal Kalaja- trajner basketbolli
-Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror Pavllo Mihali- atlet
-Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror znj. Diana Mata- qitëse
-Për dhënie shtese pensioni të posaçëm shtetëror z. Ardian Cerga- aktor
-Për dhënie pensioni të posaçëm shtetëror znj. Lulëzime Duka- volejbolliste.