Miratohet plani kombëtar për zbatimin e MSA-së
09 mars 2022
| 11:31
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar planin kombëtar të Kosovës për zbatimin e MSA-së.
Gjatë prezantimit para kabinetit qeveritar, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika
Gërvalla ka thënë se ky program mbulon fushën politike, ekonomike dhe fushat sektoriale.
“Programi përmbana gjithsej 236 masa, 89 masa legjislative dhe 147 masa zbatuese. Kostoja totale e zbatimit të programit për këtë vit është vlerësuar të jetë 46.112.19 euro. Nga të cilat 25.557.613 euro janë nga buxheti i shtetit dhe 20.453.606 euro nga mbështetja e donatorëve si BE-ja dhe donatorët bilateral”, ka thënë ministrja Gërvalla.