Miratohet platforma për dialogun me Serbinë, nesër dërgohet në Kuvend
Ekipi negociator ka miratuar Platformën për dialogun me Serbinë, e cila nesër ( e premte) në orën 10:00 pritet t’i dorëzohet kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për procedim të mëtutjeshëm.
Lajmin e kanë bërë me dije në një konferencë për medie, bashkëkryesuesit e ekipit negociator Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti.
Limaj ka thënë se kjo platformë është miratuar me konsensus të plotë dhe atë pas konsultave që kanë pasur me liderët shtetërorë, raporton “Epoka e re’.
“Tani varët nga Kuvendi i Kosovës se a do miratojë këtë platformë, nga e cila pastaj ne marrim mandat”, është shprehur Limaj.
Ndërsa, Shpend Ahmeti, ka thënë se kjo platformë paraqet parimet dhe vijat e kuqe në raport me dialogun me Serbinë.
Ai ka thënë se kjo platformë do të jetë udhërrëfyes i ekipit negoaciator në dialogun me Serbinë.
Ahmeti ka thënë se javën e ardhshme presin nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës që të vendos për seancën plenare për miratimin e platformës për dialogun.
/Epoka e re/