Miratohet plotësim-ndryshimi i ligjit aktual, shqiptarëve të Luginës u mundësohet blerja e pronave në Kosovë

24 janar 2024 | 14:05

Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën plotësim-ndryshimi i Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës.

Përmes këtij plotësim-ndryshimi, qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës u mundësohet që të fitojnë të drejtën pronësore në Kosovë.

“Jemi zotuar se do të mbështesim bashkëkombësit tanë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc si dhe që do ta avancojmë pozicionin e tyre juridik. Me propozimin e ri nga Ministria e Drejtësisë, qytetarët shqiptarë pra personat fizikë dhe juridikë nga ajo trevë, do të mund të fitojnë të drejta pronësore në Kosovë sipas kushteve të parapara me ligj, duke përjashtuar në këtë rast parimin e reciprocitetit”, ka thënë kryeministri Albin Kurti. /EO

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka emëruar të mërkurën anëtarët e Bordit…