Miratohet programi kombëtar për zbatimin e MSA-së, kap koston e 11 milionë eurove
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të aprovojë Programin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) 2020-2024.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se ky është dokument kryesor strategjik kombëtar që mbulon fushat politike dhe ato ekonomike.
Selmanaj ka theksuar se kostoja totale do të jetë mbi 11 milionë euro.
“Sot paraqesim para jush miratimin programin kombëtar dhe ky është dokument kryesor strategjik kombëtar dhe mbulojnë fushata politike dhe ato ekonomike”.
“Programi që paraqesim para jush është finalizuar në mara të këtij viti. Ato fokusohen në përafrim të legjislacionit kombëtar të BE-së, programi përmban 193 masa”.
“Kostoja totale është vlerësuar të jetë mbi 11 milionë euro”, ka thënë Selmanaj.