Miratohet Programi për zbatimin e Strategjisë së Energjisë

17 korrik 2018 | 16:14

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së martës ka miratuar Programin për zbatimin e Strategjisë së Energjisë për vitet 2018-2020.

Programi është dokument i cili ka identifikuar aktivitetet dhe projektet për zbatimin e Strategjisë së miratuar nga Kuvendi i Kosovës, si dhe afatet kohore për zbatimin e tyre. “Ky program siguron edhe krijimin e kushteve për sigurim të furnizimit të besueshëm dhe të sigurt me energji elektrike përmes zhvillimit të kapaciteteve prodhuese, transmetuese dhe shpërndarëse sipas kërkesave në rritje të konsumatorëve. Zbatimi i këtij programi lidhet edhe me aktivitetet e rëndësishme për fillimin e ndërtimit të termocentralit te ri “Kosova e Re”, rehabilitimin e termocentralit “Kosova B”, krijimi i tregut të përbashkët energjetik me Republikën e Shqipërisë, etj”, është thënë në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmja e së hënës do të mbahet mend gjatë për…