Miratohet Projekt-rregullorja e Kuvendit
04 korrik 2018
| 12:15
Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është shqyrtuar Projekt-rregullorja e Kuvendit të Kosovës dhe plotësim-ndryshimi i Ligjit për patentë shoferë.
Këto dy dokumente kanë marrë mbështetjen e anëtarëve të këtij komisioni.
Kryetari i këtij komisioni, Igor Simiq, ka thënë se për rregulloren e Kuvendit është diskutuar mjaft në Komisionin për Legjislacion, mirëpo në fund ka marrë përkrahjen e anëtarëve të saj.