Miratohet projekt-rregullorja që tatimi në pronë të mos jetë kusht për regjistrimin e automjeteve

27 tetor 2021 | 11:26

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projekt-rregulloren e cila ua mundëson qytetarëve regjistrimin e automjeteve pa e paguar tatimin në pronë.

Me këtë rast, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se nëse shfuqizohet udhëzimit administrativ, do të mundësohet regjistrimi më i lehtë i automjeteve.

Sipas tij, kësisoj do të regjistrohen edhe më shumë automjete.

Qeveria e Kosovës ka miratuar edhe koncept-dokumentin për vlerësimin strategjik-mjedisor.

Po ashtu, qeveria ka miratuar edhe vendimin për t’i propozuar Kuvendit të Kosovës, kandidatët për bordin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Humbja në “El Clasico” ndaj Real Madridit ka lënë një…