Miratohet Projektkodi Penal i Kosovës
Komisioni për Legjislacion ka miratuar në parim Projektkodin Penal të Kosovës, të cilin para anëtarëve të këtij komisioni e ka prezantuar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.
Tahiri ka thënë se ky projektkod është në harmoni me standardet dhe legjislacionin e Bashkimit Evropian.
Ai ka thënë se me këtë dokument po i japin Kosovës një fuqizim për luftimin e krimit dhe korrupsionit.
“Në rastin konkret, ky projektkod mbulon dënimet që ndërlidhen me korrupsion për luftuar dhe parandaluar korrupsionin, si dhe krimin e organizuar. Ky Kod përveç që përmbush kërkesat e BE, është edhe kriter për liberalizimin e vizave”, ka thënë Tahiri.
Gjatë shqyrtimit të parë të Projektkodit Penal të Kosovës, kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu e ka pyetur ministrin Tahiri nëse ky projektkod është kusht për liberalizimin e vizave.