![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/01/Kuvendi-i-Kosoves-scaled.jpg)
Miratohet Projektligji për FSK-në
18 tetor 2018
| 13:29
Me 98 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Në favor të këtij projektligji kanë votuar deputetët e të gjitha grupeve parlamentare me përjashtim të deputetëve të Listës Serbe të cilët e kanë lëshuar seancën.
/Epoka e re/