Miratohet Projektligji për Inspektoratin e Arsimit

27 nëntor 2024 | 11:55

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar projektligjin për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, ka treguar për synimin e këtij projektligji.

“Synimi i këtj projektligji është trajtimi dhe mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit të aplikueshëm në të gjitha institucionet publike dhe private të cilat ofrojnë shërbime edukative, arsimore dhe aftësuese”, ka thënë ai.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka thënë se ky projektligj përcakton statusin e Inspektoratit të Arsimit në Kosovë, mënyrën e organizimit, kompetencat e përgjegjësitë.

Ajo ka thënë se ky është “mekanizëm i rëndësisë së veçantë”, ndërsa tha se presin që ky projektligj ta bëjë edhe “përmirësimin e cilësisë në arsim”. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peregrin Accounting & Consulting, një kompani e specializuar për shërbime…