Miratohet Projektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
24 korrik 2018
| 11:17
Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor, ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.
Ganimete Musliu, anëtare e këtij komisioni nga radhët e PDK-së, ka thënë se ky projektligj është trajtuar mirë dhe janë plotësuar kushtet për procedim.
Komisioni po ashtu ka proceduar për në lexim të dytë edhe Projektligjin për veprimtaritë hidrometeorologjike.
Në mbledhjen e këtij komisioni, deputeti i PSD-së, Sali Salihu ka ngritur për diskutim edhe dëmet në kulturat bujqësore në Rahovec dhe në vendet tjera nga moti jo i qëndrueshëm.