Miratohet Projektligji për konfiskimin e pasurisë
Projektligji për kompetencat e zgjeruar për konfiskimin e pasurisë është miratuar në parim në Komisionin për Legjislacion.
Deri tek miratimi i këtij projektligji ka ardhur pas debateve të shumta.
Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje, ka vlerësuar se ky projektligj nuk e rregullon çështjen e barrës se provës dhe se deri më tani sistemi ku barra e provës bie mbi prokurorin ka dështuar.
Ajo ka thënë se nuk do ta mbështesin këtë projektligj në qoftë se nuk mbështetet Projektligji i propozuar nga Vetëvendosje për konfiskimin e pasurisë së pa justifikueshme.
Lidhur me këtë ka folur deputeti Hajdar Beqa nga PDK-ja, i cili ka thënë se kjo parti nuk do ta mbështesë projektligjin e propozuar nga Vetëvendosje mirëpo atë të Ministrisë së Drejtësisë.
Ai ka thënë se pakoja e sistemit të drejtësisë që është proceduar në kuvend, ofron bazë të sigurt për luftimin e krimit dhe korrupsionit.