Miratohet projektligji për pagat në sektorin publik

02 shkurt 2019 | 17:24

Pas një debati disa orësh, Kuvendi i Kosovës miratoi edhe projektligjin për pagat në sektorin publik.

Ishin 63 deputetë që votuan për, një apstenim dhe asnjë kundër.

E votimi i 77 amandamenteve sa edhe ka ky projektligj, u përcoll me disa komente, ku pati edhe tërheqje të disa amandamenteve.

Në seancën e sotme, Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe projektligjin për administratë shtetërore dhe agjenci të pavarura, dhe projektligjin për zyrtarët publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është miratuar amandamenti 71 i Ligjit për paga që i…