
Miratohet projektligji që mundëson tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga Trusti
22 korrik 2020
| 11:37
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka kaluar projektligji për rimëkëmbje ekonomike.
Me këtë projektligj parashihet që qytetarët t’i tërheqin 10 për qind nga fondi i trustit pensional.
Ky projektligj tashme pritet të dërgohet për votim në Kuvendin e Kosovës.
(A.M / Epoka e re)