Miratohet Projektligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve
Me 73 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Për këtë projektligj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancën e sotme ka thënë se përgjegjësia disiplinore e gjyqtarëve dhe prokurorëve është një nga bazat e llogaridhënies.
“Ligji aktual ka qenë i shoqëruar me një lëshim dhe në praktikë ka pasur gabime dhe ka qenë e pamundur të bëhet suspendimi ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Njëra nga bazat e llogaridhënies është çështja e përgjegjësisë disiplinore e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ka deklaruar ajo.
Përndryshe, Haxhiu në seancën e sotme ka bërë të ditur se nesër (e martë) do të finalizohet drafti i parë i koncept-dokumentit për vettingun në sistemin e drejtësisë.
Haxhiu ka thënë se reforma më e madhe në sistemin e drejtësisë do të jetë vettingu.