Miratohet propozim-vendimi për caktimin e pagës së auditorit të përgjithshëm të ZKA-së, tani do të paguhet 2 800 euro
22 nëntor 2021
| 15:31
Kuvendi i Kosovës me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ka miratuar propozim-vendimin për caktimin e pagës së auditorit të përgjithshëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).
Kryetari i Komisioni për Buxhet Punë dhe Transfere, Armend Muja, ka thënë se komisioni që udhëheqë ka vendosur që auditorit të përgjithshëm të ZKA-së t’i caktohet paga 2 800 euro.
“Niveli i pagës së auditorit të përgjithshëm të Republikës së Kosovës, sipas pikës 1 të këtij vendimi, zbatohet deri në miratimin e ligjit përkatës që rregullon pagat e funksionarëve të lartë publikë”, ka thënë Muja.