Miratohet propozim vendimi për ndarjen e rezervave buxhetore në komunën e Ferizajt

25 gusht 2020 | 15:19

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina-Gashi-Bytyçi, ka mbajtur mbledhjen e gjashtë të rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa. Në këtë mbledhje drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku, ka bërë propozim vendimin për ndarjen e rezervave buxhetore për vitin 2020.

Sipas saj, ky propozim ka ardhur bazuar në shkresën e Ministrisë së Financave për shfrytëzimin e rezervave buxhetore të komunave.

Ajo ka thënë se këto mjete do të ndahen në kuadër të kategorisë së shpenzimeve të rezervave që kanë qenë të parapara për mbulimin e obligimeve eventuale nga Ligji i pagave në sektorin publik.

“Meqë ky ligj nuk ka hyrë në fuqi, shfrytëzimi i këtyre mjeteve është rregulluar me nenin 5 të Ligjit për rishikim ku thuhet se rezervat ne buxhetet komunale, me vendim të ministrit mund të bartën ne kategorinë e pagave dhe shtesave, në varësi nga hyrja ne fuqi e Ligjit Nr. 06/L-111 për pagat në sektorin publik”, është shprehur Ajeti-Sadiku, përderisa ka bërë me dije edhe bartjen e këtyre rezervave se ku do të bëhen.

Pro këtij propozim vendimi kanë qenë përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur sot…