Miratohet raporti për gjendjen e mjedisit në Kosovë

15 tetor 2021 | 13:43

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 39-të të saj, ka pasur si pikë të rendit të ditës edhe shqyrtimin dhe procedimin në Kuvendin e Kosovës të raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2020.

Me këtë rast krahas vendimeve të tjera qeveria ka miratuar raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë 2020 dhe sipas kërkesave ligjore e ka proceduar atë për diskutim dhe aprovim të mëtejmë në Kuvendin e Kosovës.

Raport përfshin të dhëna mbi gjendjen e mjedisit dhe ndryshimit në mjedis në krahasim me raportin e mëparshëm, presionet në mjedis, ndikimet mjedisore në shëndetin e popullatës, gjendjen e mjediseve të rrezikuara, zbatimin e strategjisë dhe planit të veprimit, masat e ndërmarra për mbrojtjen e mjedisit, funksionimin e institucioneve mjedisore si dhe financimin e sistemit për mbrojtjen e mjedisit.

Hartimi i raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë, është bazuar në Ligjin e Mbrojtjes së Mjedisit. Sipas nenit 25, të këtij ligji, Qeveria e Kosovës, me propozim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, i paraqet Kuvendit raport për gjendjen e mjedisit.

Qëllimi kryesore këtij raporti, është, informimi i institucioneve qendrore dhe publikut të gjerë për gjendjen e mjedisit në Kosovë mirëpo, të dhënat e tij janë një bazë e mirë që mundë të shërbejnë edhe për hartimin e politikave mjedisore dhe për orientimin e zhvillimeve, planifikimeve dhe investimeve strategjike në sektorët të cilët kanë ndikim në mjedis siç janë:, industria, energjetika, transporti, bujqësia etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erling Haaland është për momentin futbollisti më i vlefshëm në…