Miratohet raporti për Kosovën, Sholtes përmend shansin e madh për vizat
Komiteti i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian ka dhënë dritën jeshile në Raportin e Progresit të Kosovës për vitin 2018.
Sot Komiteti i Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian (AFET) ka votuar Raportin e Progresit të Kosovës për vitin 2018.
Ky raport është aprovuar me 42 vota për, 10 kundër dhe 6 abstenime.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes, është shprehur i kënaqur me rezultatin e votimit.
“Kosova aktualisht është në pikën më të afërt që më në fund të merr regjimin pa viza të dhënë nga Bashkimi Evropian, i cili do t’i jepte Kosovës mundësinë për të shkuar drejt një shoqërie moderne me shpejtësinë e saj të plotë. Për të arritur këtë, nevojitet një luftë e vazhdueshme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjithashtu, të gjitha përpjekjet duhet të vihen në krijimin e një mjedisi të shëndetshëm biznesi, forcimin e një gjyqësori të pavarur dhe arritjen e një institucioni funksional të zbatimit të ligjit”, ka deklaruar Sholtes.