Miratohet raporti për shërbimin civil

20 korrik 2018 | 12:16

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar raportin për gjendjen ne shërbimin civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017, përgatitur nga Ministria e Administratës Publike (MAP).

Pas miratimit në Qeveri, raporti është përcjell në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim dhe aprovim.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka njoftuar kabinetin qeveritar se numri i përgjithshëm i shërbyesve civil deri në fund të vitit 2017 është 18, 249.

Gjatë vitit 2017 janë punësuar gjithsej 723 nëpunës civil.

Në mesin arritjeve kryesore gjatë vitit 2017, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ka veçuar standardizimin e proceseve të punës në menaxhimin e burimeve njerëzore siç është: katalogu i pozitave, përshkrimet e detyrave të punës, krijimi dhe administrimi i proceseve të punës përmes Sistemit të Informacionit të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (SIMBNJ), etj.

Më tutje ministri Yagcilar ka deklaruar se aktualisht 40 për qind e shërbimit civil e përbëjnë femrat, duke bërë me dije se MAP-i në kuadër të planit të veprimit për zbatimin e strategjisë për modernizimin e administratës publike synon të rris këtë vlerë, sidomos në pozitat e larta drejtuese.

Sa i përket strukturës etnike, komunitetet joshumicë përbëjnë 11.5 për qind të shërbimit civil.

Gjatë vitit 2018 ë Qeveria e Kosovës pritet të miratojë pakon e ligjeve të reformës së administratës publike, që përbëhet nga Ligji për Administratën Shtetërore, Ligji për Zyrtarët Publik, si dhe Ligji për Pagat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë vit s’do të ketë rishikim të buxhetit, ngase Qeveria…