Miratohet rezoluta për hapjen e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë
30 maj 2018
| 17:51
Me 73 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën për hapjen e tërësishme të kontrollit për hyrje/daljet e shtetasve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikave të kalimit kufitar në Vërmicë, Qafë Prush dhe Qafë Morinë.
Kjo rezolutë është propozuar nga deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj.
/Epoka e re/