Miratohet rezoluta për ndalimin e monopolit në homologim

01 korrik 2019 | 16:26

Me 62 vota për dhe dy abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot rezolutë për ndalimin e monopolit në homologim.

Rezoluta e prezantuar nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Zharku, kërkon shfuqizimin e udhëzimit administrativ të vitit 2018 dhe fillimin e plotësim ndryshimit të projektligjit për automjete.

Po ashtu, rezoluta kërkon që në afat prej dy muajve të miratohet udhëzimi i ri administrativ, ndërsa në afat prej gjashtë muajve të liberalizohet tregu i homologimit të automjeteve.

Harmonizimin e kësaj rezolute deputetët e bënë gjatë kohës sa ishte duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se…