Kaloi rezoluta PSD-së për rritjen e pagës minimale
Rezoluta e Partisë Socialdemokrate (PSD) për rritjen e pagës minimale ka kaluar në Kuvendin e Kosovës.
Me kërkesë të PSD-së, deputetët kanë votuar rezolutën për rritjen e pagës minimale në 250 euro.
PSD-ja ka kërkuar që paga minimale që është 130/170 euro të rritet në 250 euro.
Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se paga minimale aktuale që është 130/170 euro, duhet patjetër të rritet në 250 euro.
“Beteja jonë e radhës është rritja e numrit të inspektorëve të punës, në mënyrë që të respektohen të drejtat e punëtorëve ashtu siç parashihen nga ligjet në fuqi”, ka shkruar Molliqaj.
Postimi i plotë i tij:
Kaloi rezoluta PSD-së për rritjen e pagës minimale
Paga minimale aktuale që është 130/170€, duhet patjetër të rritet në 250€.
Ne jemi të vetëdijshëm që edhe kjo shumë nuk është e mjaftueshme, por nga pozicioni i opozitës nuk mundemi ta rrisim më shumë.
Megjithatë, ekonomia e shumë punëtorëve dhe familjeve do të preket dukshëm nga kjo rritje.
Beteja jonë e radhës është rritja e numrit të inspektorëve të punës, në mënyrë që të respektohen të drejtat e punëtorëve ashtu siç parashihen nga ligjet në fuqi.
Urime dhe faleminderit të gjithëve për përkrahjen për ta arritur këtë qëllim.
PSD-ja nuk do të ndalet me veprimet e saj konkrete që ua ndryshojnë jetën qytetarëve për të mirë.