Miratohet rezoluta për shtesa të fëmijëve

07 nëntor 2018 | 12:29

Me 61 vota për, një kundër dhe dy abstenime është miratuar propozim rezoluta nga debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj – Bujupi, mbështetur edhe nga shtatë deputetët nënshkrues nga Grupi Parlamentar të AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.

Më 15 tetor kishte filluar debati parlamentar ku ishte propozuar që çdo fëmijë në Kosovë prej 0 deri 16 vjet të gëzojë shtesa çdo muaj duke filluar nga 10 euro në muaj.

Ndarja e shtesave për fëmijë të filloj nga vitit 2019 .

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në vazhdën e angazhimit kundër korrupsionit, kundër nepotizmit dhe për…