Miratohet rezoluta për të pagjeturit
03 maj 2018
| 12:18
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar rezolutën për të pagjeturit, e cila ka dalë si rezultat i debatit parlamentar që është mbajtur javën e kaluar.
Në favor të kësaj rezolute kanë votuar 71 deputetë.
Sipas kësaj rezolute, kërkohet që çështja e të pagjeturve të jetë pjesë e platformës për dialogun me Serbinë, raporton “Epoka e re”.
Iniciues të debatit parlamentar për të pagjeturit kanë qenë deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci dhe deputeti i PDK-së, Andin Hoti.