Miratohet rezoluta për unifikimin doganor Kosovë – Shqipëri  

05 qershor 2018 | 12:07

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot rezolutën për unifikimin doganor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo rezolutë është propozuar nga deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, PSD-ja i ka bërë thirrje qeverisë që të angazhohet sa më shpejt për realizimin e kësaj rezolute që do të lehtësojë qarkullimin e mallrave në mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke i dhënë shtytje zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinë nesër (e mërkurë) nis festivali folklorik mbarëkombëtar “I…