Miratohet rishikimi i Buxhetit të Kosovës për vitin 2021
28 korrik 2021
| 14:06
Deputetet e Kuvendit të Kosovës me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2021.
Në hyrje të diskutimit, kryetari i Komisionit për Punë, Buxhet dhe Transfere, Armend Muja ka thënë se, disa nga kontratat që kanë qenë për efektet paraelektoral janë anuluar.
Sipas Mujës, ky rishikim po bëhet për ta mbështetur rimëkëmbjen ekonomike të vendit nga pandemia Covid-19.
Ndërsa, ky rishikim ishte kundërshtuar nga partitë opozitare.