
Miratohet rregulli i ri për portierët
02 mars 2025
| 13:29
Një rregull i ri është miratuar në futboll për portierët që do të zbatohet nga sezoni i ardhshëm.
Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, nëse portieri e mban topin për më shumë se 8 sekonda, gjyqtari do t’i japë korner ekipit kundërshtar.
Ky rregull është miratuar për sezonin e ardhshëm nga Bordi Ndërkombëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB).