Miratohet rregullorja e re për ndarjen e bursave në Therandë

31 janar 2019 | 13:13

Kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj, ka bërë me dije se Kuvendi Komunal ka miratuar Rregulloren për ndarjen e bursave për nxënës dhe studentë e kësaj komune.

“Dje në mbledhjen e Asamblesë Komunale janë marrë disa vendime të rëndësishme.  Ndër to u votua edhe pro Rregullores së re për ndarjen e bursave për nxënës dhe studentë. Ajo u plotësua edhe me disa kërkesa, që u dhanë nga përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike, ku i falënderoj për bashkëpunimin. Mendoj që kemi bërë më të mirën, duke shërbyer me drejtësi dhe korrektësi ndaj atyre që në të ardhmen do t’i shërbejnë vendit”, ka thënë Muharremaj.

/Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, ka pritur në…