
Miratohet rregullorja për burimet e ripërtërishme të energjisë
29 mars 2018
| 12:53
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së enjtes ka miratuar projekt rregulloren për “One StopShop”, për burimet e ripërtërishme të Energjisë.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se me anë të kësaj rregulloreje do të avancohet energjia e ripërtritshme në Kosovë. “Do të jeni derë e hapur informuese dhe koordinuese për investuesit për investimet e fushës së burimeve të ripërtritshme të energjisë”, ka thënë LLuka.