Miratohet rregullorja për financimin e dërgimit të FSK-së jashtë vendit

24 gusht 2022 | 12:44

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar rregullorja për financim e dërgimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit.

“Pika e shtatë është shqyrtimi i projekt-rregullores për financim e dërgimit të FSK-së jashtë vendit. Kjo rregullore përcakton procedurat dhe mënyrën e financimit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Ndërsa ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kjo rregullore është hartuar në përputhje me procedurat e parapara në rregulloren e punës së Qeverisë së Kosovës.

“Ministria e Mbrojtjes ka hartuar këtë rregullore në përputhje me procedurat e parapara në rregulloren e punës së Qeverisë së Kosovës. Aprovimi i kësaj rregullore përcakton mënyrën e financimit për dërgimin e FSK-së jashtë vendit, prandaj kërkon aprovimin tuaj për këtë rregullore”, ka thënë ministri Mehaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot udhëzimin e ri administrativ…