Miratohet rregullorja për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes
11 prill 2019
| 13:55
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotshme ka aprovuar rregulloren për funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Me këtë rast zëvendësministri, Burim Ramadani, e ka quajtur hap të rëndësishëm për zhvillimin e ushtrisë së Kosovës miratimin e kësaj rregulloreje.
“Qeveria e Kosovës miratoi sot Rregulloren e Organizimit të Brendshëm të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila përcakton organizimin dhe funksionimin e brendshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe komunikimin me Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së. Miratimi i kësaj Rregulloreje është një ditë e mirë dhe hap i rëndësishëm për Ministrinë e Mbrojtjes dhe zhvillimin e Forcës”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/